Ministri i ri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në emisionin 360 shkallë të Alsat M ku ishte i ftuar herën e fundit, ka bërë të ditur numrin e saktë të administratorëve shtetëror që marrin rroga duke qëndruar në shtëpi.
Sipas tij, bëhet fjalë për 1600 të punësuar, gjë që siç mësohet të gjithë gati janë të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit.
