Myftiu i qytetit të Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, me bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në iftarin e përbashkët në xhaminë Loke, iftar ky i shtruar nga Këshillat e tre xhamive dhe rinia e këtij fshati, transmeton FLAKA.
Në këtë iftarë morën pjesë pos çegranasve edhe mysafirë të tjerë, e ku afrësisht numri i pjesmarrësve ishte rreth 700 persona.
Myftiu Fetahu, pas mori fjalën, fillimisht falënderoi Zotin e pastaj rininë e Çegranit, për organizimin së bashku me xhamitë e fshatit, duke shtuar se ky ushqim i përbashkët nuk është diç tjetër, pos shtimit të vlerës së muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai uroi që ky organizim për shtruarjen e iftareve të përbashkëta të bëhet traditë në fshatin Çegran, nga i cili fshat është edhe ai vet.
Ndërsa imami i Xhamisë Loke të fshatit Çegran, Ibrahim ef. Abduraimi, u shpreh se ndihet mjaftë mirë kur sheh rininë e fshatit e cila angazhohet kur është në pytje çështja fetaro-islame, për çka tha ai, rinia e fshatit do ta ketë përkrahjen e tyre sa herë që të jetë nevoja.
Njëri nga të rinjët e fshatit, Merlind Ramadani, ka falemenderuar të gjithë kontribuesit e fshatit për iftarin e shtruar, duke theksuar se çdo individë që ka nihmuar ka meritë të veçantë.
Në iftar morën pjesë rreth 700 persona, nga të gjitha shtresat e shoqërisë së Çegranit, ndërsa ky ishte viti i tretë që banorët e këtj fshati bëjnë një organizim të tillë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
