Vera e nxehtë me përplot projekte vetëm sa ka filluar, artistët tanë po sjellin çdo ditë hite të reja.
E në mesin e tyre janë edhe Dj Blunt dhe Real 1, të cilët sapo publikuan këngën “Do you love me?”.
Kënga e tyre erdhi vetëm një muaj pas publikimit të projektit ‘My lova’, klipi i së cilës ishte me efekte të animacionit.
Kënga ‘Do you love me’ është shkruar nga dyshja, ndërsa për muzikën është përkujdesur Florent Boshnjaku.
Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni këngën më të re nga Dj Blunt dhe Real 1, projekt ky krejt ndryshe prej të tjerëve, duke sjellë motive arabe.
