Ekspertët juridik ndajnë të njëjtin mendim se afati për ngritjen e aktpadive nga ana e PPS-së duhet të vazhdohet.
Nëse nuk arrihet pajtim mes partive politike të përfaqësuara në Kuvend për vazhdimin e afatit atëherë këto materiale të kalojnë në komptencë të Prokurorisë së Përgjithshme, pas shkarkimit të kryeprokurorit aktual dhe fillimit të reformave në gjyqsi. Juristi, Naser Zyberi, thotë se vizita e Rajnhard Pribesë në Maqedoni do të jep zgjidhje edhe për këtë çështje.
“Zgjidhje mund të gjindet ose me vazhdimin e afatit për ngritjen e aktpadive nga ana e PPS-së, dhe ky afat të jetë i dimensionuar në mënyrë që t’I mundësojë prokurorisë absorbimin e të gjitha materialeve me të cilat disponon ajo nga përgjimet dhe, e dyta, të bëhet një bajpasim në mes të Ligjit për PPS-në dhe ligjin për PP dhe t’i munësohet prokurorit trë përgjithshëm që lëmndët të cilët që janë kompetencë e PPS-së, e që në afatin e parapara me ligj nuk janë ngrit aktakuza të mund t’I procesuojë dhe t’I vazhdojë Prokuroria e përgjithshme, pasi të bëhen ndryshimet e domosdoshme kadrovike, respektivisht pas shkarkimit të prokurorit aktual dhe zgjedhjes së prokurorit të ri”, tha Naser Zyberi, jurist.
Marrë parasysh numrat në Kuvend dhe qasjen e VMRO DPMNE-së ndaj PPS-së, profesroi universitar, Mersin Maksuti thotë se ndryshimi i ligjit për PPS-në duket i pamunur, prandja, reformat në gjyqsi duhet të fillojnë menjëherë dhe këto materiale t’i merr Prokuroria Publike.
“Në pamundësi që ligji të ndryshohet dhe të vazhdohet mandati i PPS-së për të inicuar raste të reja, për t’i ndjek, për t’iu padit kryerësit e veprave e veprave penale atëherë mundësia tjetër është që të bëhen reformat të thella në prokurorinë publike dhe pushteti i ri i ka të gjitha mundësitë për ta arritë këtë dhe të gjitha rastet t ëcilat nuk janë procesuar mund të paraqiten edhe në Prokurorinë e regullt të vendit”, tha Mersin Maksuti, jurist.
Neni 22 i Ligjit për PPS-në thotë se Prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë Publike mund të ngrejë akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të tij.
Shumica e kaluar parlamentare refuzoi kërkesën e PPS-së për të vazhduar këtë afat, i cili tashmë ka skaduar. Megjithatë, funksioni i Prokurorisë Publike Speciale ndërpritet pas përfundimit të të gjitha hetimeve dhe përndjekjeve të cilat janë në kompetencë të tij.
Pas shuarjes së PPS-së, prokurorët publikë, personeli administrativ dhe hetuesit dërgohen në punë në Prokurorinë Publike në pozicione me të ardhura përkatëse personale.
