A ka konsumuar ndonjëherë Enca Haxhiaj lëngë narkotike? E përfolur shpesh për këtë fakt, këngëtarja ka rrëfyer në intervistën me Ermal Mamaqin një episod që mund t’i kushtonte edhe jetën.
Pa dijëninë e saj, shokët e kanë droguar me kërpudha haluçinogjene, të cilat pa dashur Enca i ka ngrënë në sallatë. Kjo ishte edhe hera e parë kur Enca ka provuar ndonjëherë drogë në jetë.
“Ishim me shokët e mi në Europë, në Amsterdam, Holandë. Sinqerisht, në fillim nuk e dija, herën e parë. Shokët e mi morën tip kërpudhash dhe na i bashkuan me sallatën, tostin, e ushqime të tjera. Nga ato kërpudhat që ndjehesh si Liza në Botën e Çudirave. Çfarë nuk ndodhi atë natë. Prej asaj nate unë mund të mos isha më këtu”, ka treguar këngëtarja.
Më tej Enca ka dashur të japë një mesazh për fansat e saj, të cilët i këshillojnë që përpara se të konsumojnë një ushqim bëjmë mirë t’i kontrollojnë më parë. “Shihini me sytë tuaj”, është shprehur këngëtarja në “Xing me Ermalin”.
