Një grup protestuesish grekë ndaluan për disa orë karvanin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që ishte nisur për një stërvitje në Rumani, por ndryshe nga ky vend, ushtarët shqiptarë janë pritur mjaft mirë në Bullgari.
Këtë e konfirmon Kapiteni Besnik Tusha në një intervistë për mediat bullgare pasi arritën atje.
“Ishim të mirëpritur dhe të kënaqur sa i përket bullgarëve. Ata na ofruan një mbështetje të mirë”., - shprehet ai.
Trupat shqiptare marrin pjesë sëbashku me ato të NATO-s në stërvitjen më të madhe të kësaj organizate për vitin 2017 që organizohet në Rumani.
