Japonezët janë të njohur për inteligjencën dhe edukatën. Përse ky komb është kaq unik dhe ndryshe prej pjesës tjetër të botës?
Duket se përgjigja është në sistemin e edukimit dhe metodat unike të të mësuarit që i praktikojnë ata, transmeton lajmi.net
Për shembull, shkollat në Japoni kanë sistem të veçantë për të rritur kreativitetin tek fëmijët.
Këtë e bëjnë me anë të ngjyrave, të cilat nuk i vendosin ashtu siç janë mirëpo me dy deri në tre përzierje, ashtu që kur të dalë ngjyra në letër, të jetë ajo që është përfituar nga ato.
Deri në klasën e katër, nxënësit nuk u nënshtrohen asnjë testimi, për arsye se ata mësojnë për jetën. Tre vitet e para i mësojnë që të kenë sjellje të mira dhe të zhvillojnë karakterin e tyre, të respektojnë njerëzit e tjerë dhe natyrën.
Të kenë vet kontroll, të kërkojnë drejtësi.
1 Prilli është data e fillimit të shkollës. Ata e pastrojnë shkollën, klasët dhe tualetet vet.
Këto janë vetëm disa pika të cilat e bëjnë Japoninë të jetë vendi me njerëzit më inteligjentë në botë. Shikojeni videon më poshtë për të mësuar më shumë.
