A po ndahen Ahmeti dhe Sela? Ja çfarë thonë integristët

Ndarja e funksioneve në eshalonin e dytë dhe të tretë, si dhe takimi i paralajmëruar i liderëve të BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, sipas disa mediumeve shqiptare në Maqedoni, kanë ndikuar në prishjen e raporteve mes Ahmetit dhe Ziadin Selës. Por, zëdhënsëi i BDI-së dhe zv.kryeministër i ri për integrime evropiane Bujar Osmani thekson të kundërtën, transmeton Gazeta Express.

“Përkundrazi, me Ziadin Selën kemi një komunikim solid. Më prioritet është realizimi i përmbajtjes së programit sesa ndarja e resorëve dhe pozitave”, deklaroi Osmani për Dnevnik.

Osmani e ka konfirmuar takimin që sot në darkë do ta realizojnë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.