Me rastin e muajit tё Ramazanit-2017, muajit tё lirisë dhe shpresës Rinia e lagjes Vardarska me ndihmën e biznesmenëve të shumtë të lagjes Vardarska shtruan iftarë për 200 persona ku në këtë iftar Rinia e për së treti herë radhazi në rrugicat e lagjes Vardarska ka tubuar të gjitha moshat pa dallim të asnjërit.
Ftesën për të marrë pjesë në iftarin e përgatitur nga “Rinia e lagjes Vardarska”, e pranuan me shumë kënaqësi dhe pa hamendje e konfirmuan shumica e prej tyre, Ky iftarë sipas organizatorëve bëhet duke treguar se muaji Ramazan është muaji i bashkimit, afrimit dhe tolerancës, muaji i solidaritetit.
Në këtë iftar të përbashkët që kanë kontribuar të gjithë biznesmenët dhe për të dhënë një mesazh të fuqishëm se me vullnet të mirë bëhen gjëra të mira, është duke u realizuar për tre vite radhazi dhe ngelën si organizim tradicional, duke e titulluar nga të rinjtë ”TRADITA VAZHDON” !
Këtij iftari veçse tradicional nuk i kanë munguar edhe fotot e njëpasnjëshme që pjesmarësit kanë bërë me këtë sofër të përbashkët, buzëqeshja, që me një fjalë takimi, bashkimi i të gjitha shtresave nuk krahasohet me asnjë sofër të mbushur me lluksë! Ku me këtë rast japim një mesazhë për të gjithë, se me dëshirë arrihet gjithëçka dhe me bashkpunim të ndërsjellt, zemërgjësirë, unitet dhe dashamirësi vëllazërore kemi pse themi se jemi musliman!
