Ukrainasit festojnë ditën e parë pa viza në BE

Ukrainasit sot kremtojnë ditën e parë të heqjes së vizave në vendet e Bashkimit Evropian, derisa qindra ukrainas kanë kaluar kufirin.

 

Presidenti i vendit Petro Poroshenko shpalli “ndarjen” nga Moska.

Ky është hap simbolik për Kievin, transmeton AFP, në vendin në të cilin revolta pro-evropiane në vitin 2014 rrëzoi regjimin pro-rus.