Vazhdojnë pa reshtur punimet e maqinerisë për debllokimin e rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë si dge pastrimit të shtratit të lumit të shpejtë në rrjedhën e tij të poshtme ku kemi edhe shtresim më të madh të prurjeve të dheut.
Punohet nga të dyja anët e rrugës, kurse shërbimet e NJKTZ- Tetovë paralelisht bëjnë larjen e rrugëve nga balta dhe pluhuri. Me përkushtimin e njëjtë do të vazhdojë puna deri në normalizimin e plotë të situatës dhe mënjanimin e dëmeve nga vërshimet !
