Coutinho drejt Barcelonës, flet vet futbollisti (Foto)

Braziliani i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona.

Për këtë Coutinho është pyetur edhe nga mediat braziliane.

“Të flasim për këtë është e komplikuar. Kam kontratë me klubin tim dhe është afatgjate”, ka thënë Coutinho, transmeton Periskopi.

Coutinho për momentin është në detyrë me Kombëtaren e Brazilit.