Ja me cilin koalicion do të bashkohet VV-ja!

Analisti politik Krenar Shala ka thënë ka mundësi që Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ta formojnë qeverinë e re, raporton Gazeta Blic.

Sipas Shalës koalicioni PDK-AAK-Nisma i cili ka pasur më së shumti vota do ta ketë shumë të vështirë formimin e Qeverisë nëse dy grupimet tjera nuk pranojnë të hynë me ta në koalicion.

Vazhdoni leximin nën reklamë …
Loading…
“Koalicioni me më së shumti vota do ta ketë shumë të vështirë formimin e Qeverisë nëse dy grupimet tjera politike nuk pranojnë të hyjnë në koalicion me ta. Edhe nëse arrin ta formojë Qeverinë, do të ketë jetë-gjatësi shumë të shkurtër.

Sidoqoftë, tjetra mundësi është që VV dhe LAA e kanë rastin të bashkëpunojnë për të arritur koalicion pas-zgjedhor. Pra, ekziston mundësia që të kemi një qeveri të udhëhequr nga VV dhe LAA”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se në çdo variant fituesja e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.

“Në çdo variant, fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve është VV dhe po ashtu është shumë me rëndësi ta potencojmë faktin që kësaj here, njëjtë si në zgjedhjet e kaluara komunale, votuesi ka përdorur votën ndëshkuese dhe se vërehet rritje e vetëdijes qytetareve karshi proceseve shtete-ndërtuese”, tha ai.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit ka qenë befasi dhe se qytetarit ka ndëshkuar partitë që më parë kanë udhëhequr, ka thënë Shala.

“Rezultati është i çuditshëm për shumë kë. Votuesi ka ndëshkuar partitë politike që kanë pasur rastin të qeverisin deri më tani”, është shprehur ai.