Ky është ‘selami’ i Shpend Ahmetit për Lutfi Hazirin

Shpend Ahmeti i ka dërguar një mesazh Lutfi Hazirit i cili ka deklaruar se LDK nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PAN’in.

Ahmeti, duke komentuar këtë deklaratë të Hazirit, ka thënë se VV ka vija të kuqe vetëm për PDK’në por ka thënë se kushdo që ofrohet për partneritet me VV’në duhet ta pranojë programin e saj.

Kjo, sepse sipas tij, pas zgjedhjeve të sotme, askush nuk mund t’i vendosë kushte Vetëvendosjes.

Jemi herët të vendosim me këso cështjesh, presim certifikimin e zgjedhjeve. Vinë e kuqe e kemi me PDK’në por tregova, LDK nuk mundet të na vendosë kushte, e kemi programin tonë. Dështimi ishte për LDK’në e mbështetja për Vetëvendosje.