Tre të zgjedhur e LR-PDSH në postet e zv/ministrave janë me tituj doktor shkencash.
Bëhet fjalë për prof.dr.Arta Toçi, profesoresha e gjuhës angleze në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, e cila është nominuar nga dega e Tetovës.
Në postin e zv/ministrit të Punës dhe Politikës Sociale u zgjodh prof.dr. Elmi Aziri, profesor universitar i çështjeve ekonomike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, që vjen nga dega e Kumanovës, si dhe Remzi Mehmedi, kryetar i degës së LR-PDSH në Kërçovë, i cili do të udhëheq me postin e zv/ministrit të Transportit dhe Lidhjeve. Edhe Mehmedi është me titull shkencor dhe se ka qenë profesor në Universitetin e Tetovës. Aktualisht është i kyçur në jetën arsimore. (INA)
