Parakaloi gabim, përplaset për vdekje motoristi

Aksidentet janë momente të frikshme që hapin drama e deri tragjedi në familje.

Por të shohësh një pamje aksidenti më shumë se e frikshme duhet të shërbejë si ndërgjegjësim për qytetarët.

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, ku dëshmohet sesi një qytetar humbi jetën për shkak të pakujdesisë së treguar nga vetë ai.

Kujtim Rasa 50 vjeç ishte duke udhëtuar me motor në autostradën në aksin rrugorë Peqin – Elbasan në fshatin Gjoçaj kur humbi jeten.

Siç dhe shihni në këto pamje Rrasa nën drejtimin e motorcikletës futet në parakalim dhe pse është e ndaluar dhe vija ndarëse e karexhatave është e pandërprererë.

Duke vazhduar parakalimin Rrasa ecën mbi 600 m në krahun e majtë të karexhatës në superstradën Elbasan Peqin dhe sapo futet në kthes përplaset me automjetin Mercedez Benz të drejtuar nga shtetasi D.G.

Sic dhe shihni me rreth të kuq është ky momenti i përplasjes së Rrasës me mjetin që vinte nga Peqini në drejtim të Elbasanit.

50-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershmë cka ka pamundëusar dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Rrasa sic dhe shihni në këto pamje qarkullon pa skafandën mbrojtëse në kokë, në karexhatën e gabuar dhe bënë manovrën e gabuar të parakalimit çka i ka shkatuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Për hetimin e plotë të ngjarjes është ndaluar dhe drejtuesi i mjetit D.G nga qyteti i Fierit, por këto pamjet flasin vetë se si një manovër e gabuar apo mosrespektim i sinjalistikës rrugore sjell viktima në rrugë.