ShBA: Nuk mund të konfirmojmë vrasjen e al-Bagdadit

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se nuk kanë informata për të konfirmuar apo përgënjeshtruar njoftimet se është vrarë nga një goditje ajrore udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Ekspertë të pavarur kanë vënë në pikëpyetje njoftimet që janë përhapur me shpejtësi lidhur me vrasjen e al-Bagdadit, sipas të cilave vrasja u njoftua të shtunën në televizionin shtetëror sirian.

Lajmi më pas u përgënjeshtrua nga BBC dhe Agjencia SANA. Një zëdhënëse e Departamentit të Mbrojtjes tha për “Zërin e Amerikës” se kishte hulumtuar mbi këtë çështje, por nuk kishte informacion për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar vrasjen e al-Bagdadit.