Tërmet i fuqishëm godet Turqinë perëndimore, banorët publikojnë dridhjet që përjetuan (Video)

Një tërmet me magnitudë prej të paktën 6,0 shkallësh ka goditur brigjet e Turqisë perëndimore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, efektet e tërmetit janë ndjerë në qytetet e Izmirit dhe Athinës, sipas monitorimit të tërmeteve evropiane, EMSC.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë ndjerë një tërmet të fortë, duke dalë të gjithë jashtë shtëpive të tyre, duke e përshkruar atë si më të madhin që kishin përjetuar në Turqi.

Agjencitë e tjera të monitorimit të tërmetit lëshuan raporte paraprake të një dridhje me magnitudë të ndryshme, me institutin amerikan duke njoftuar një 6.3 shkallësh dhe të atij grek me 6.1 shkallë.

Deprem anımız bendeki rahatlığa bak

A post shared by fuat çifci (@fuattttttt) on

#deprem #ege #manisa #evimiz #akvaryum #earthquake #myhome #fishtank #aquarium

A post shared by Gökhan Altıntaş (@gokhan__altintas) on