Turizmi në Maqedoni vazhdon të rritet

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i turistëve në prill të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, është rritur për 18.4%, kurse i bujtjeve për 18.6%.

Më së shumti turistë ka patur nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia, shtetet aziatike, si edhe nga Gjermania, Kroacia, Kosova, Shqipëria, etj…

Të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën janar-prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 10.7%, numri i turistëve, si edhe bujtjet.