Tusk shprehet optimist për përmirësimin e namit të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare

Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ka realizuar një takim me ekipin e Këshillit të Evropës (KiE), i udhëhequr nga kryetari Donald Tusk.

Palët kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë. Zaevi është zotuar për një proces të fuqishëm dhe cilësor reformues që kanë për qëllimi ripërtëritjen e udhëzimit për bisedime për anëtarësim të Maqedonisë në BE deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër, kryetari i KiE-së, Donald Tusk ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, duke shpresuar se do të përmirësohet nami i Maqedonisë në nivel ndërkombëtar.