Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se partia e tij nga sot është subjekti më i madh politik në Kosovë dhe subjekti i vetëm që vazhdon të rritet.
Ymeri ka thënë se u dëshmua që qytetarët e duan një Kosovë pa krim dhe korrupsion.
“Sot u dëshmua që qytetarët e duan një Kosovë plotësisht ndryshe. Këtë përkrahje që na e keni dhënë gjatë tërë këtyre viteve, nëpër protesta e aksione politike dhe në ditën e zgjedhjeve, e dëshmuat se nuk e doni krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Ymeri.
“Meqenëse me hajna nuk ka shtet, shtetin do ta bëjmë pa hajna. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në Kosovë dhe është i vetmi subjekt që po rritet. Në këto zgjedhje Vetëvendosje fitoi kundër koalicioneve, fitoi kundër parave që vodhën dhe i shfrytëzuan për fushatë, fitoi kundër krimit të nëntokës që u vesh me petkun e mbitokës. Me Lëvizjen është populli i Kosovës”, ka shtuar ai.
