Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 76.51 % e votave, prin PAN me 35.39 %

01:17 Nga 76.51 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 35.39 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.38 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 25.01 për qind. Deri më tash janë 40.947 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 6.56 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.04 për qind, Fjala 1.03 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.