Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur sot në autostradën Veles-Shkup
Nga MPB njoftojnë se aksidenti është denoncuar se ka ndodhur në afëri të pikë pagesës Petrovec në hyrje të Shkupit.
Vetura e tipit “Peugeot” me targa të Gostivarit ka goditur kabinën në pikëpagesën Petrovac. Në këtë fatkeqësi ka persona të lënduar, por deri më tani nuk ka informacione për numrin e të lënduarve.
Ekipet policore janë duke bërë hetim në vendin e ngjarjes.
