Arifi: Kemi marrëveshje për gjuhën shqipe, do të përdoret në seanca qeveritare dhe parlamentare

Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, mbrëmë në televizionin Art, tha se LSDM dhe BDI janë marrë vesh për ligjin për gjuhët, sipas të cilit, mes tjerash, në gjuhë shqipe do të mund të mbahen seancat kuvendore, ndërkaq shqipja do të mund të shfrytëzohet edhe në seancat qeveritare, transmeton Gazeta Express.

“Kur ligji të vijë në Parlament dhe kur të votohet nga i njëjti, normalisht se kryetari i Kuvendit do të mundet që seancat t’i udhëheq në gjuhën shqipe. Gjithashtu, edhe funksionarët në seancat qeveritare do të mund ta shfrytëzojnë gjuhën shqipe”, tha Arifi.