Basha sërish në Facebook-un e Ramës! Ja tallja e radhës

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e ka bërë zakon kohët e fundit, edhe këtë herë ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën në profilin e tij në ‘Facebook’.

 

Duke marrë shkas nga një spot publicitar i Bashës, realizuar në formën e një video-selfie publikuar pak ditë më parë, Rama ka hedhur një fotomontazh.

Basha shfaqet duke komunikuar me vetën, ku i kërkon votën ‘vetes’. Duket se Rama ka vendosur të mos i ndahet atij, që pas marrëveshjes së arritur me 17 maji.