Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët i kumtuan
emrat e kandidatëve për zëvendësministra në qeverinë e Republikës së
Maqedonisë.
BDIja do t’i ketë vendet e zëvendësministrave në Ministrinë e Punëve të
Brendshme, të Mbrojtjes, Financave dhe Arsimit dhe Shkencës, ndërsa
nga Aleanca për Shqiptarët zëvendësministra do të ketë në Ministrinë e
Punëve të Jashtme, Transport dhe Lidhje dhe Punë dhe Politikë Sociale.
Për zëvendësministër të Punëve të Brendshme u propozua Agim Nuhiu,
zëvendësministër i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, zëvendësministre e
Financave, Shyrete Elezi dhe zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës,
Visar Ganiu.
Nga Aleanca për Shqiptarët për zëvendësministre e Punëve të Jashtme u
propozua Arta Toçi, i Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmeti dhe i
Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri.
Propozimet për zëvendësminsitra duhet të shqyrtohen dhe pranohen në
seancë qeveritare, pas çka vijon verifikimi i tyre në seancë të Kuvendit të
Republikës së Maqedonisë./republika
Maqedoni BDI ja dhe Aleanca për Shqiptarët i publikuan propozimet për zëvendësministra
