Definitive, Zvërlevski shkon në shpi

Me shumicën e votave, u miratua propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevskit. Këtë, para pak kohe e deklaroi Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, i cili tha që ky propozim që sot do të dorëzohet në Kuvend. Në lidhje me qëndrimin e mëparshëm, që Zvërlevski ka punuar në mënyrë të përsosur, Anevski tha se ky ishte mendimi i tij, ndërsa Këshilli duhet të prononcohet në tërësi, para publikut.