Edhe një premtim i rrejshëm i BDI-së, drejtor shqiptar as në DSK as në BSP?!

Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se sot në seancën e qeverisë drejtor i ri i byrosë për siguri publike do të emërohet Llaze Vellkovski nga radhët e LSDM-së.

Ndërsa sa i përket Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, siç mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal, drejtor i kësaj drejtorie do të emërohet Borçe Petrevski, gjithashtu nga radhët e LSDM-së.

Në tavolinë të Qeverisë sipas ndarjes së koalicionit qeverisës do të jenë edhe zëvendësministrat. Pas përcaktimit fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi i Maqedonisë.

Edhe pse me të madhe paralajmërohej nga BDI, se do të marrin njërën prej këtyre drejtorive, ky rezultoi edhe një premtim i rrejshëm.