Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka dënuar sot izolimin e Katarit nga vendet e tjera arabe duke e quajtur atë jonjerëzore dhe kundër vlerave islame.
Ai ka thënë se metodat e përdoruar kundër vendit të Gjirit janë të papranuara, transmeton Express.
Erdogani e mbrojti Katarin sot gjatë një fjalimi parlamentar para ligjvënësve të partisë në pushtet, AK, dhe vjen pasi javën e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i shkëputën marrëdhëniet me Karatin, duke e akuzuar atë se po i përkrah militantët islamikë dhe Iranin.
Katari i mohon këto akuza duke i quajtur të pabaza.
Po ashtu, Erdogan ka thënë se Arabia Saudite duhet ta zgjidhë këtë krizë.
