Një familje që ishte duke qëndruar mbi një urë në të cilën kishte edhe fëmijë, kanë përfunduar që të gjithë në ujë në momentin kur ajo u shemb, duke mbetur të lënduar 32 persona.
Për fat të mirë askush nuk ka humbur jetën, derisa banorët e kësaj zone kanë vrapuar për të shpëtuar persona që përfunduan në ujë në momentin e shembjes së urës së vjetër, transmeton Telegrafi.
Prindërit së bashku me fëmijët e tyren ishin mbledhur mbi urën për të ndjekur për së afërmi festivalin e anijeve të vogla që ishte organizuar në qytetin Tosagua në Ekuador.
Pamjet e shembjes së urës janë filmuar nga persona të shumtë, që gjithashtu ishin mbledhur për ta ndjekur festivalin.
Ekipet emergjentë janë telefonuar të cilët menjëherë i kanë dërguar në spital 10 fëmijë, 19 gra dhe 13 burra. Pesë prej tyre janë trajtuar në vendin e ngjarjes, derisa 27 tjerë vazhdojnë të shërohen në spital.
VIDEO: http://www.mirror.co.uk/news/world-news/suspension-bridge-families-walking-across-10614388
