Hapet “dosja” për anëtarësim në NATO e BE (VIDEO)

Ish ambasadori Nano Ruzhin vlerëson se takimet e kryeministrit Zaev me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s në Bruksel është sinjal për zgjimin e diplomacisë së Maqedonisë.

Është mirë që hapi i parë i kësaj diplomacie ishte Brukseli, në atë mënyrë dërguam porosi se jemi të interesuar për anëtarësim në NATO dhe BE. Është gjithashtu e rëndësishme që në delegacion kishte edhe ministra nga BDI-ja. Me fjalë te tjera treguam se diplomacia bazohet në marrëdhëniet e brendshme, në marrëdhëniet multi-etnike – deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO.

Ai madje vlerëson se takimi i shefit të diplomacisë Dimitrov me homologun e tij grek Kotzijas i paralajmëruar për nesër, është tregues se vendi është interesuar për zgjidhjen e kontestit dhe anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Do të jetë një ping-pong diplomatik. Do të përballen dy pozicionet. Do të kërkohet lëshim nga ana e Athinës në lidhje me anëtarësimin në NATO, me premtime paralele që Maqedonia të fillojë negociata rreth emrit – tha Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO

Para takimit me Kotzijasin, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov tha se zgjidhja e emrit nuk është e lehtë por tha se do të bindin Greqinë se Maqedonia në NATO dhe BE është edhe në interes kësaj.

Ne na takon të punojmë në atë mënyrë dhe të bëhemi asi fqiu dhe miku që ajo bllokadë të bëhet më e rëndë e më e rëndë dhe ta bindim Greqinë se është edhe në interes të tyre që Maqedonia të hyjë në NATO, se kjo do të ketë një efekt qetësues mbi rajonin – u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Diplomacia greke bazohet në formulën: së pari emri, pastaj anëtarësimi. Ndërsa ajo maqedonase në formulë të kundërt. Gazeta greke “Katimerani” shkruan se do të fillojë presioni mbi Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit “me qëllim që IRJM të hyjë në NATO dhe pastaj të fillojë negociatat për anëtarësim në BE” dhe se kjo do të jetë dhuratë nga Perëndimi për Zaevin dhe Ahmetin, për kthimin e normalitetit të brendshëm politik dhe etnik./Alsat-M