Kumanovari në vend të prokurorit Zvërlevski?!

Këshilli i Prokurorëve Publik dha mendim pozitiv ndaj propozimit të qeverisë për shkarkimin e Marko Zvërlevski.

Tani Këshilli, mendimin duhet ta kthejë në Qeveri, pas çka qeveria bashkë me të gjitha dokumentet e propozimit për shkarkim t’i dërgojë deri në Kuvend.

Kuvendi duhet të caktojë seancë ku do të diskutohet për shkarkimin e Zvërlevskit. Sipas procedurës nevojiten 61 vota që Kuvendi të mund të shkarkoj Zvërlevskin.

Derisa zgjat procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri, funksionin Prokuror Publik do të kryej zëvendësi i parë i Zvërlevski, Xhelal Bajrami.