Operacion kundër terrorizmit në Stamboll

Është vrarë një person që ka qenë në përgatitje të një sulmi me armë dhe bombë kundër ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu

STAMBOLL (AA) - Një person me inicialet I.O. i cili është vrarë gjatë një operacioni në rajonin Kadikoj të Stambollit nga forcat policore ka qenë në përgatitje të një sulmi me armë dhe bombë kundër ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë, njoftohet se personi me inicialet I.O i cili është vrarë gjatë një operacioni të ndërmarrë gjatë natës nga ekipet e Drejtorisë së Departamentit të Anti-terrorizmit në Stamboll është anëtarë i organizatës terroriste DHKP/C.

Si rezultat i punimeve të kryera nga Drejtoria e Anti-terrorizmit dhe Drejtoria e Shërbimeve Inteligjente për zbulimin e aktiviteteve të organizatës terroriste DHKP/C, theksohet se është konstatuar se I.O ishte përgatitur për kryerjen e një sulmi të armatosur dhe me bombë kundër ministrit Soylu.

Ekipet e Drejtorisë së Departamentit të Anti-terrorizmit dhe të operacioneve speciale në një operacion të kryer në një shtëpi në lagjen Acıbadem të rajonit Kadıköy të Stambollit neutralizuan I.O i cili kishte hyrë në konflikt të armatosur me forcat e policisë.