Partitë e reja shqiptare në Maqedoni duhet të mësojnë nga Lëvizja Vetëvendosje! (VIDEO)

Pik së pari duhet të kenë një ideologji të qartë dhe konzistente ashtu siç e ka pasur VV-ja, të cilën edhe e ka mbrojt me këmbëngulësi. Pika tjetër që mendoj se është e rëndësishme, që mendoj se ka rezultuar me sukses për VV-në, është fokusi te krimi i organizuar dhe te korrupsioni, si problem numër një i shoqërisë shqiptare qoftë në Kosovë, po qoftë edhe tek ne.

Mendoj se kjo është çështja që i ka sjellë sukses VV-së, që mendoj se nuk trajtohet sa duhet nga partitë e reja këtu tek ne edhe pse e di që është prioritet numër një, i qytetarëve.

Kështu është deklaruar analisti politik Robert Nesimi në pyetjen e Lajm TV, se cfarë duhet të mësojnë partitë e reja shqiptare në Maqedoni nga Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të Kosovës edhe pse ishte në garë me dy koalicione që numëronin më shumë se tre parti.