Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, e ka pranuar sot para Kongresit Amerikan se SHBA-ja është duke humbur në Afganistan, dhe ka premtuar se do ta ofrojë një strategji të re brenda ca javësh.
“Ne nuk jemi duke fituar në Afganistan për momentin, dhe do ta rregullojmë këtë sa më shpejt,” ka thënë Mattis në dëshminë e tij para Komitetit të Shërbimit të Armatosur në Senatin Amerikan.
Mattis u tha senatorëve se një strategji e riorganizuar është në fazën përfundimtare dhe se Kogresit do të njoftohet rreth saj kah mesi i muajit korrik.
Ky premtim i tij erdhi pas pyetjeve të mprehta nga kryetari i Komitetit, senatori John McCain, i cili tha se frustrimi i tij ishte i qartë sepse janë bërë gati gjashtë muajt të administratës së re dhe se prapë nuk ka asnjë ndryshim nga politikat e presidentit Barack Obama.
“Është e vështirë për ne që t’ju përkrahim kur nuk keni strategji,” ka thënë McCain.
