Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë personi kyç dhe ai i cili do të vendos për fatin e formimit të qeverisë së re.
Thaçi, i cili për shumë vite kishte qenë kryetar i PDK-së, pritet që koalicionit PDK-AAK-NISMA të ia jep mandatin për formimin e Qeverisë së re, nëse në herën e parë ky koalicion dështon që ta formojë Qeverinë e re, atëherë Thaçi do të jetë ai i cili do të vendos prap për herën e dytë se kuj do ia jep mandatin për formimin e Qeverisë.
Nëse edhe në herën e dytë ia jep PAN-it dhe ky i fundit nuk arrin ta sigurojë shumicën, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 dite, raporton Gazeta NewBorn.
Por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të merr vendim vetëm në bazë të Kushtetutës dhe siç ajo e parasheh, ndose hera e dytë do të mbetet në dëshirën e tij/NewBorn
