Njëra ndër xhamitë më të mëdha në Evropë është e ndërtur në Keln të Gjermanisë. Xhamia qendrore e këtij qyteti reflekton stilin modern të arkitekturës, me një kube të tejdukshme dhe 2 minare 55 metra të larta, transmeton portali “tetova1”.
Gjatë planifikimit të xhamisë së re të Këlnit kishte protesta të mëdha. Ndërtimi nisi në nëntor të vitit 2009. Përmasat e ndërtesës dhe pamja e saj ndeshi në kundërshti mes njerëzve dhe politikanëve të Këlnit. Një mosmarrëveshje mes DITIB dhe arkitektit Paul Böhm bëri që hapja e xhamisë të shtyhej deri në vitin 2014.
Kapaciteti i xhamisë mundëson që në të njëjtën kohë në xhami të mund të falen 2 mijë besimtarë. Për më shumë shikoni videon:
