Kryeministri Zoran Zaev pas marrjes në pyetje në PSP, para mediave tha se ai kishte qenë i thirrur për të dëshmuar si palë e dëmtuar në rastin “Target” për bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme.
PSP ngriti rastin “Target” më 18 nëntor 2016, në të cilën dhjetë punonjës të dyshuar për periudhën që nga viti 2008 deri në vitin 2015 janë përgjuar ilegalisht 5.827 persona, politikanë, biznesmenë dhe gazetarë.
Kryeministri Zaev i pyetur nga gazetarët, se a janë zgjidhur drejtorët e rinj të DSK dhe BSP, ai u përgjigj se këto çështje nuk ishin në rendin e ditës të seancës së sotme të Qeverisë.
Vendime të tilla priten së shpejti.
Zaev tha se ekziston mundësia që kreut i DSK-së të jetë përsëri ish-drejtori Verushevski, por kjo nuk varet vetëm nga ai.
