Krahu i UÇK-së po rikthehet fuqishëm brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
Agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime brenda partisë së Ahmetit, në zgjedhjet e ardhshme lokale shumica e kandidatëve për kryetar komunash, duke filluar nga Sarai e deri në Likovë, do të jetë njerëz të UÇK-së, ose bashkëluftëtar të Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës.
Sic mësoj INA, Kësaj rradhe Ahmeti ka vendosur të ec i sigurt duke u mbeshtur në bashkëluftëtarat e tij, njerëzit më meritor të luftës së vitit 2001
Sipas këtyre informacioneve, në komunën e Sarajit kandidati i BDI-së do të jetë Rafiz Haliti, i njohur si komandant Mësuesi.
Ndërkaq, për komumën e Haracinës, nga rradhët e BDI-së, do të garoj pjesëtari tjetër i UÇK -së, Xhezmi Sulejmani.
Në lëvizje tjetër, interesante përflitet edhe emri i komandant Qufës, i cili pritet të garoj nga Uniteti për kreun Studenicanit, por qe burime brenda BDI-së theksojnë për INA, se i njëjti do të mbështetet nga partia e Ali Ahmetit.
