“Balena Blu” godet edhe në Tiranë, djali kërcënohet me jetë pas refuzimit (FOTO)

“Balena Blu” zyrtarisht ka mbërritur në Shqipëri.

Pas rastit të vajzës nga Gjirokastra e cila mbërriti deri në nivelin e 33-të, një tjetër djalë në Tiranë është kontaktuar nga kuratorët e kësaj loje.

Informacioni i dhënë mbi këtë lojë vdekjeprurëse ka bërë që fëmijët të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre, shkruan Albeu.com.

Ashtu siç e shikoni në galerinë me sipër, kuratori i cili shkruan në anglisht i kërkon djalit, mosha e të cilit nuk dihet, të luajë lojën për 50 ditë, ndërkohë që mesazhet kanë agravuar edhe në kërcënime pasi kuratori i shkruan që në Tiranë do të vijë ta vizitojë një shoku i tij.

Kjo lojë vdekjeprurëse e ka fillesën në Rusi dhe deri tani ka shkaktuar qindra fëmijë të vdekur pasi loja në fund të detyron të kryesh vetevrasje.