Ja si kush i duket vetja këngëtares Enca (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia sot duket se është zgjuar me disponim të mirë.

Ajo ka hedhur një video në Instastory ku shihet se po këndonte por ajo që bie më shumë në sy është shkrimi i lënë.

‘Si me qenë goca e Sander Gjoka’ është shkrimi i lënë në video.

Kështu sipas Encës, ajo ka të njëjtin talent në muzikë sikurse Aleksander Gjoka!