Kandidatët e BDI-së për komunën e Butelit dhe Likovës

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Ali Ahmeti, së bashku me kryesinë e ngushtë janë duke kalkuluar emrat e personaliteteve të cilet do të marrin pjesë në këtë garë.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, për komunën e Butelit nga rradhët e BDI-së janë duke u përfolur dy kandidatë serioz, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e degëve dhe nëndegëve të partisë.

Emrat e përfolur janë, Arben Reqica, dhe një komandant që gëzon mbështetje të fuqishme nga dega dhe popullata në përgjithësi.

Agjencia e lajmeve INA duke u thirrur në burime brenda BDI-së, mëson se në komunën e Likovës, kjo parti do ta nominoj ish-komandantin e UCK-së, Jahi Jahiu nga fshati Vishticë.