Parlamenti Evropian me 503 vota pro, 113 kundër dhe 45 abstenime e miratoi rezolutën e eurodeputetit slloven Ivo Vajgëll, pas raportit për Republikën e Maqedonisë, të hartuar nga Komisioni Evropian në vitin 2016.
Rezoluta ka pësuar ndryshime të vogla, të cilat e kanë marrë parasysh evolucionin e situatës në Maqedoni, gjithsej janë parashtruar 40 amendamente.
Me këtë rezolutë, e cila u miratua nga Komisioni punët e jashtme të PE-së, edhe njëherë rekomandohet fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
