Pas aksidentit të kamionit, normalizohet komunikacioni në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

Komunikacioni në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë është normalizuar, pasi ishte në ndërprerje për shkak të një aksidenti.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Orah, ku u rrokullis një makinë e rëndë e cila ishte duke bartur dru.

Gjatë këtij aksidenti mbetën të lënduar dy persona.