Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat 27-katësh në perëndim të Londrës, dhe që dyshohet të ketë shkaktuar viktima, ka prekur dhe një familje shqiptare.
Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetonin në një apartament tek një bllok pallatesh pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët sot në Londër.
Dy shqiptarët në një intervistë për gazetaren e BBC, Claire Heald, rrëfyen se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve si dhe era e plastikës së djegur.
“Ishte shumë shqetësuese të dëgjoje britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata.
Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe.
