Zbulohet plani i Albinit për shqiptarët e Maqedonisë (VIDEO)

Në intervistën për LajmTV, një ditë para zgjedhjeve të 12 qershorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka folur edhe për planet e tij për shqiptarët e Maqedonisë, nëse zgjedhet kryeministër i Kosovës.

Kurti ka paralajmëruar se do të angazhohet që Prishtina dhe Tirana zyrtare të kenë një politikë të përbashkët, me qëllim të ndërprerjes së diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Qëndrimin e tij të plotë lidhur me këtë çështje mund ta përcillni në videon më poshtë: