Dje mbrëma, një orë para mesnate në afërsi të varrezave të muslimanëve në Tetovë, zyrtarë të policisë të Tetovës e kanë privuar nga liria 23 vjecarin B.N nga fshati Gajre, raporton Tetova1.
Sipas asaj cka lajmëron policia, ai paraprakisht në një ndërtesë kareapi ka bashkëbiseduar me një njeri tjetër të panjohur ende të cilit i ka treguar një qese të zezë e cila ka qenë e vendsur në një qoshe të ballkonit.
Personi i panjohur ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka mundur të kapet nga organet e policisë, kurse B.N është kapur dhe i është marrë qesja e zezë dhe është hapur. Në qese ka pasur material të gjelbërt, besohet të jetë mariuhanë, të cilën sipas tregimit të tij e ka gjetur në Gajre dhe planifikonte t’ja shes personit i cili ka ikur.
Pas deklaratës, personi në fjalë është mbajtur në stacionin e policisë dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme. /Tetova1/
