Goditja e dytë për myslimanët shqiptarë gjatë Ramazanit! (VIDEO)

Më datë 25 qershor Shqipëria i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, zgjedhje të cilat do të nxjerrin edhe kryeministrin e ri të vendit. Por kjo datë, për myslimanët është akoma edhe më e rëndësishme.

Ata kremtojnë Bajramin e Madh, festën fetare që vjen menjëherë pas një muaji agjërim, sakrifice me ushqimin në emër të Zotit. Dekretimi i zgjedhjeve në datën 25 qershor pas marrëveshjes politike të arritur mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha solli revoltën e komunitetit mysliman.

Por më shumë se kaq ata është duke i shqetësuar diçka tjetër. Bëhet fjalë për koncertet që kanë nisur të mbahen Live në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, të inauguruar prej disa ditësh.

Në shesh ndodhet xhamia e lashtë e “E’them Beut”, ku falen qindra besimtarë. Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët i drejtohen në mbrëmje xhamisë për të falur namaze të veçanta që mbahen nga imami i xhamisë gjatë këtij muaji të shenjtë, siç është namazi i “Teravisë”.

Por nën muzikën e lartë të koncerteve Live me këngëtarë të ndryshëm shqiptarë, mbajtja e këtyre lutjeve duket thuajse e pamundur. Muzika e lartë në koncertet e zhvilluara nga Bashkia e Tiranës, flas për qytetarët, ka detyruar besimtarët të braktisin këtë xhami. /Gazetas Express/

Sheshi dhe xhamia by gazetaexpress-shqiperi