Sot pasdite për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit, shkruan Gazeta Lajm. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi. Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, dhe Xhaferi ka ftuar sigurimin e Parlamentit që ta largojë deputetin e VMRO-DPMNE-së. Sigurimi nuk ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, pas çka Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta, gjë që dëshmon se ai nuk ka kontroll të plotë mbi punën e Parlamentit.
Maqedoni Incident në Parlament, sigurimi nuk e zbaton urdhërin e Talat Xhaferit(VIDEO)
Lajmet e fundit
Prekëse! Sidrit Bejleri përlot të gjithë me fjalët për vajzën e...
Shumë vite më parë këngëtari Sidrit Bejleri ka përjetuar një nga çastet më të trishta të jetës së tij, siç ishte dhe humbja e...
