Vazhdojnë koncertet në sheshin skënderbej, po ashtu edhe surprizat nga këngëtaret. Mbrëmë të ftuar ishin një serë artistësh si Kida, Mozzik, Getinjo dhe Endri. Ky i fundit ndali menjëherë muzikën sapo nga xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranë filloi thirrja për në namaz duke respektuar këtë rit fetar të myslimanëve, të cilët tani janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ky veprim i Endrit u duartrokik nga qindra të pranishëm aty. Për më shumë ja videoja.
